Në cilin çast qenia njerëzore ndihet e gatëshme të anulojë vetveten në emër të kënaqësisë? përfton kuptim ontologjik. Nga ky çast logjika afërmenç, përveç lëvizjes rreth boshtit të vet, vërtitet edhe në një rrafsh më të gjerë ku ndërkëmbimi është një mundësi që aftëson brishtësinë. (dobësinë, nëse marrim si pikëtakimi postmodernizmin. Dobësinë e cila nga njëra anë shënon përkohësinë ekzistenciale, nga ana tjetër shprehet si e vetmja mundësi për të kapërcyer vetveten duke u shndëruar në diçka më të mirë se vetja, në atë segment kohor në të dy skajet e të cilit nyjëzohet “isha” dhe “jam” e që Niçe te Zarathustra do ta ngrinte si një përpjestim detyrim. Mbinjeriu duhet të jetë për njeriun, sikundër njeriu është për majmunin. Koha merret në raport me vetveten sikundër mbinjeriu me njeriun, por gjëja ndryshon kryekëput kur njeriu vihet përballë majmunit sepse ai njeh shijen e vërtetë të përbuzjes, e nxitur kjo jo nga dëshira monoteiste për të hedhur posht teorinë e Darvinit mbi prejardhjen duke afruar diçka tjetër, baltën si lëndë të parë nga e cila e bënë trupin tonë e që në vetvete nuk na krijon asnjë mundësi krenarie përderisa mbi glob deri më sot kanë jetuar mbi 107 miliard njerëz dhe të mendosh se këta të gjithë jashtëqitnin, besoj se korja e tokës në masë të mirë është nga e pëgëra e njeriut. A jemi kaq të fortë sa ta asimilojmë përbuzjen ndaj vetes në atë masë, sasi, e cila të na japë forcën e duhur për të hedhur këmbën një ose dhjetë shkallë më lart? Çdo lloj qendrese, nuk bën gjë tjetër veçse e ngurtëson qenien, e ngurtëson për aq çaste sa është e nevojëshme të përballet duke e veshur megjithatë me një guackë moluskore) Kështuqë dobësia në këtë rast e humbet atë kuptim të sofistikuar që ka fituar në shekuj si një tipar i përbuzur dhe rikthehet te kuptimi i vet origjinal. Si një mënyrë - e vetmja - për të rifituar veti e cilësi të tjera, duke marrë vlerën e një shum-mundësie si një lejim lëshim vetvetes për të ndryshuar. Ndërkohë një pragmatist e quan përshtatje. Në atë masë sa je i dobët, në atë masë vetëdija percepton nënvizimin e ndjenjave e kuptuar edhe si humbje e përgjithëshme e identitetit në përkohësi sikundër vetëdija në të fikëtit, e të çdo vlere përbërëse si parathënia e injoruar me dashje, sepse vetëm kështu kotësohet shfajësimi dhe ndihesh i gatshëm për flijim duke eliminuar çdo parashtrim etik e moral. Nuk është e nevojëshme që të kesh një udhëheqës si Virgjili dhe një Beatriçe që me bukurinë dhe ndieshmërinë e saj është në gjendje të zbutë egërsirat. Një shfajësim i panevojshëm ndryshon kahun e ngjarjeve. Nuk është njeriu që futet në labirith për të mbrritur në zemër të tij dhe përgjigjur pyetjes jetike, por Minotauri duhet të gjejë rrugën për të dalë dhe për tu treguar njerzve se faqja e padukëshme e kënaqësisë nuk është një përbindësh. Përbindëshi nuk lind nga pafajësia (Pasnjifaja). E kushtëzuar dalja e tij sikundër hyrja e njeriut në labirint, e kushtëzuar jo nga varësia e ndërsjelltë midis mendimit dhe gjuhës, por nga prirja e vazhdueshme e ligjërimit për tu shkëputur ose më e pakta për ta shndëruar në simbiozë marrdhënien. Prirje që do ta turbullonte Dostojevskin kur te libri i tij “Adoleshenti”, pyet: “Si ndodh që çfarë një njeri i mençur thotë, janë më pak të mençura se çfarë ka dashur shprehë?”. Ndoshta ngaqë Dostojevskij nuk arriti të kuptojë se edhe ai si gjithë njerzit ishte viktimë e të “shprehurit” dhe se fjala sikundër femra, është e paparashikuar në mënyrën si ajo shfaqet. Fjala dhe femra, sinonime të njëra tjetrës, në raste të caktuara përfaqësuese të një bote madhështore, por gjithmonë në gjendje të mbulojnë me hijen e ankthit si virtytet ashtu edhe veset e më shpesh në gjithë periudhën historike edhe si mbartëse e tyre duke u quajtur e keqe “par excellence.”. Përbërës në të cilën ndodhet tashmë si një qëllim i tejbartur dhe i pamundur të përfytyrohet në tërësinë e vet. Ndaj edhe ngushëllohemi te hamendësia duke shpresuar që “ka gjasa të ndodhë” për t’ja ngushtuar sa më shumë forcën e ndikimit logjikës afërmenç. Në të njëjtën hapësirë të lëvizëshme kënaqësia me shpirtin në kërleshje të përkohëshme dhe intermittente (hopshme) shndërohen në “kënaqësi për qenien”, vetëm kur prekin fundin, atë të marrdhënieve seksuale të përkufizuara si perverse. E që psikiatria Krafft – Ebing duke i skicuar përshtypjet e saj pas leximit të librit “Afërdita me pellush” të shkrimtarit Leopold Von Sacher-Masoch, do ta quante mazohizëm. Në të cilën dhimbja është një atribut i kënaqësisë në përgjithësi dhe asaj seksuale në veçanti. Pra e dëshiruar.
Nessun commento:
Posta un commento