“Bota…kjo gjë e madhe dhe absurde. S’mund të pyetej prej nga vinte, gjithë kjo, as edhe se si ishte një gjë në vend të asgjë. S’kishte kuptim, bota ishte e pranishme nga të gjitha anët, para, mbrapa. Nuk kishte pasur asgjë para saj. Asgjë. S’ka patur një çast në të cilin ajo do të kishte mundur të mos ekzistonte… Të zbulosh që bota s’ka kuptim, që është e kotë, nxit të vjellët”.
Dy shkarravina mjaftojnë për një karikaturë. Vështrimi është bosh sikurse shpirti, mendja sikurse hapësira midis një kornize.
(Më duket sikur i përkas një lloji tjetër. Dalin nga zyrat, pas pune, shikojnë shtëpitë, sheshet të vetkënaqur, mendojnë se është qyteti i tyre, një qytet i bukur borgjezësh...Imbeçilët. Më pështiroset. Kur mendoj që kam për të parë fytyrat e tyre...)
(pasazhe nga “E përziera”.)
(E përziera nuk është te unë: e ndiej atje posht mbi mur, mbi krahëza, gjithandej rreth meje. Ngjizet te një kafe, jam unë brenda saj…E tashmë e di: unë jam, bota është dhe unë e di që bota është. Ja, e tëra. Por nuk më tundon. E çuditëshme se si e gjitha është moskokëçarje për mua: është diçka që më kall frikë)…