I ulur në kolltuk,
shfaqet diçka tjetër, që pret të sendëzohet, e ndajafërt me degët e hajthme të
shelgut. Varen mbi ujë, gjymtyrë pafuqi, kocka skërfyell. Skërfitin sipërfaqen.
Lëpijnë ...oh... (Ana e urren seksin oral. Nuk e shprehu me fjalë, por stepja e
saj, ishte domethënëse. Kur ai ndoqi lakuriqësinë e trupit posht, ajo ia
mbërtheu kokën në morsën e pëllëmbëve dhe ia tërhoqi lart. Ishte shumë më tepër
se një domethënie. Vështrimi sy më sy, anuloi dëshirën e tij për seks. Duhej të
qe zbehur por ajo nuk i la kohë hulumtimit, sepse tha:
“Nuk më
pëlqejnë jargët aty ...”.
“Aty? Jargët?
Oh, për Zotin, Ana!”... u tërhoq mbrapsh, si vagonat rezervë të trenit që duhen
futur në linja qorre, i mjaftoi ta ulë me dorë njërën nga kofshët e saj, shina
e devijuar dhe u plandos mbi shtrat. Pastaj u kllapua nga dëshira për ironi dhe
filloi të recitojë:
Kur lëpin o të
lëpijnë
I tund vithet
në një mënyrë
Patjetër, jo shembëlltyrë
E femrës së
përkorë, për Zotin, dhe e ke mirë!
“E kujt është,
sepse ju kini një dell poetik?” pyeti ajo me ironi.
“Vargje nga
Paul Verlaine,” mërmëriti ftohtë.
E tëra për një
fjalë të mallkuar dhe pse dyshimi e gjurmon. Ёshtë fjala e mallkuar apo
shpjegimi i tij disi i çuditshëm, ndoshta i guximshëm? (togfjalëshi ‘i
guximshëm,’ shpesh zëvendëson atë ‘i marrë,’ i tha babai dikur. Me ç’rast?
Tashmë s’mund të marrë një përgjigje. Babai është i zënë me udhëtimin e tij.
Përgatit bagazhin e kujtimeve me ngut dhe ankth, si një jetëmarrës kur e
nxjerrin befas prej saj. Duhet të dalë në pak kohë. Dihet kaq. Kështuqë, i fut sa më thellë në shpirt sepse janë gjëja
më e vyer e jetës dhe përtej të ndaluara pikërisht.) Ndoshta instiktiv, e kënaq
sepse lidhet me profesionin e psikologut, por i vesh edhe një ngjyrë vërtetësie.
Atë ditë, për
lodhje ose për të treguar stil amerikan, u ul në kolltuk dhe këmbët i mbështeti
mbi tavolinë, ajo shfryu e pakënaqur. Pastaj mori një leckë dhe e shkoi lehtë
lehtë mbi sipërfaqen e lëmuar, aq sa ai i tha se i kujton shumë gjëra por mbi
të gjitha një fjalë. Dhe se, ka një shpjegim të çuditshëm, ose është mbresë e
brendëshme por, mesiguri e lënë nga një vazhdimësi zakon, si njerëz të yshtur prej
një bestytnie, mundet për bërje qejfi, ose akoma më thjesht, për bashkim me
turmën, prekin dorën e një statuje duke uruar mbarësi. Nga kjo prekje e
përditëshme ajo dorë shkëlqen. Kështu ndodh edhe me mbresën. Kështu ndodh... përsëriti
duke e shuajtur zërin pak e nga pak si një tren që zhduket në tunel, vagon pas
vagoni. Nuk i kujtohet të ketë vendosur një shenjë pikësimi, por pak rëndësi ka
në një vagëllimë. Ndërsa ajo ngriti kokën dhe e tërhequr, ose bëri sikur, nga
rrëfimi i tij, e pyeti se cila është ajo fjalë, lëpirja?
“Po.”
“E mora me
mend,” pasoi ajo thuajse me vete, gjë që ia vështirësoi atij të ndajë fjalët
nga tonet e ironisë. “Megjithatë po digjem prej kërshërisë,” shtoi.
“Meqë e nisa,”
thotë D. “Meqë e nisa,” Përsëritja duket si një fërkim duarsh në dimër, për t’i
ngrohur dhe gjallëruar gishtrinjtë, sepse edhe dëshira vaket ndërsa shkëmben
nxehtësinë me idetë, rëndom të ftohta. Përmend diçka si ligji i dytë i
termodinamikës por me zë tepër të ulët, qëllimisht. Zbuloi një budallallëk më
shumë, nga ata që mashtrojnë përsa kohë ekzistojnë si mendim. Angullimë në
errësirë. Trembëse. Mandej, shikon një maçok të zi që del nga errësira dhe pa u
ndjerë i pret rrugën. Ai step një hop, pastaj tall veten. “Lëpin, dua të them
se është një fjalë e përbërë, kompozitë e quan gjuhësia, ajo përtyp një “e di,
dhe se nuk është injorante,” por D tashmë nuk ndalon. “Lë pij
“ shqipton dhe fut midis një sasi kohe me të madhe nga e nevojëshmja.
“Dua të them, lë diçka nga e pira, pirja dhe ne e quajmë jargë jo pështymë.” Hesht befas sepse zhbëhet papritur gjithë madhësia dhe se përshtypja e
tij qe tepër e tejkaluar. “Ndoshta dëshiron të dëgjosh ndonjë varg tjetër nga e
njëjta poezi,” e këput heshtjen në një pikë diku, pak më lart se
nyja që i ishte bërë në grykë. Ajo mohon me kokë, por D bën sikur nuk e
pikasi.
Gjuha tënde në
gojë si shigjetë.
Kur puthemi aq
gjatë
E me zjarrmi
të pamatë.
Më arrin, mut,
në gojë drejtpërdrejt”...
Ishte hakmarrja e tij. Hahahaaaaa... homerike. E qeshura.