Labirint.
Ka nje batute te tille e cila mund te perdoret si
nje kallep (ju kujtohen kallepet e kepuceve? Por jo vetem.
Pergjithesisht kallepe gjejme kudo. Njeriu i krijon sepse ka frike mos
humbase kujtesen, ose menyren e ndertimit te nje sendi qofte ky i
perdorimit te perditshem, afat mesem apo afat gjate. I krijon edhe per
lehtesi pune. Sepse eshte humbje kohe te ribesh nga e para. Kjo, ne
njefare menyre ka nje fare farefisnie me perseritjen dhe perseritja
perveçse eshte ha
pesire e mendjes se
shkurter qe e ka te nevojeshme te belbezoje njelloj refereni nen surdine
- zeulet - sepse eshte e paragjykuar qe ne lindje, paragjykim i llojit:
ç'lind nga macja minj do te haje - pa e pyetur nese deshiron vertet te
haje minj. Sepse, pershembull, maçokut po i vure 12 pjata perpara i
lepin te dymbedhjeta dhe aty s'eshte e thene te kete te njejtin ushqim
si ne nje mence ushtaresh, mund te kete gatime te llojeve restaurant i
klasit te pare, - ku pilafi shqiptohet ne çdo tingull dhe me nje
elegance prostitucionale duke u mbajtur menuja nga gishtrinj delikate me
te njejten delikatese qe mbajne edhe organin seksual te cilit ne nje
gjelltore mund t'i flasin me me ngrohtesi e afersi duke ia shkurtuar
madje edhe emrin: Pilo.
Pra, perveç ketyre eshte edhe "mema e dijes".
Perseritja. Sikunder shohim, edhe perseritja eshte njelloj kallepi. Te e
fundit, s'eshte ndonje shpikje e madhe nga ana ime. Ne fakt s'eshte
fare shpikje, zbulim po. Mbetet te sqarohet duke rremuar ne vetdije e
pavetdije, per te peshkuar mendimin e pamenduar - ketu s'ka asgje as
paradoksale, as edhe absurde - ka nje pafundesi mendimesh te tilla, po
aq sa edhe qenie njerezore te palindura, te mbetura ne gjendjen e
spermatozoideve si prove e ekzistences parake te njeriut, ku zhvillimi
(ndryshe evolucioni) alla Darvianian me te cilin jam dakort, ka pranuar
si mundesi shtimi vetmohimin. Njelloj vetmohimi qe s'ka te beje aspak me
vargje te llojit: "Ne mes tuaj kam qendruar"... duke perftuar nje
ngarkese emocionale te mjafte per te shkaktuar nje tsunami masturbimi.
Jo. Kallepi eshte edhe i llojit, shkencerisht pohuar - Jungian. Arketip.
Model - shqip: Gjedh. Moster - sinonim) Pra, ka nje batute te tille ku
perfshin çdolloj fenomeni:
Nuk ekziston postmodernizmi - ekzistojne vetem postmodernistet: