domenica 25 gennaio 2015

Skicë dimri.




"Nuk e di," mendon.
Nuk e shqipton, ndoshta ngaqë nuk e pranon të qenët e saj brenda vetes. Thekson 'e saj' dhe shpreson që togfjaleshit t'ia ndryshojë brendinë duke e trajtuar si një fjalë të vetme. 

"Nuk e di," përsërit, gjë që i ndodh rëndom, "por edhe logjikisht," shton, kur dyshon në mendimin e mërparshëm. Pastaj pret hakmarrjen. Gjithmonë e habit mendimi që  u afron fjalëve mundësinë e hakmarrjes, por është ndalur aty, pa hequr një vijë mëtejësie, si një litar që hidhet diku në pus...ngjethet dhe e fshin nga përfytyrimi ende pa lidhur diçka në skajin tjetër apo pa dëgjuar një britmë dëshpërimi.  Ndiesi e herëshme, pa ndonjë datë lindjeje dhe kjo e bën më të misterëshme përsenë. Çuditërisht, kësaj rradhe ndodh befas, mund të pohojë vetiu, por diçka nuk shkon, përpastaj të kërkonte edhe një krahasim, si njëlloj pikmbështetje, por kupton që është ndjenjë sepse pshertin dhe e nxjerr me një frymë jashtë qenies, duke zbuluar brengën lakuriq si plagën posht kores pasi e gërvisht. Diku thellë vetes dyshimi malinj, përhap fije lidhëse por ... ajo "nuk e di". 
Oh! pas klithmës di përse e quan "ajo". "Unë dhe Ajo," mendon, "e kemi më të lehtë të kuptohemi në dy gjini të ndryshme.". Paskësaj, tret vështrimin përtej, por është një boshllëk humneror.  "Normalisht, Ajo, duhej të kishte buzëqeshur pas përpjekjes time të kotë për ta mbushur, por nuk ndodh, thjesht ngaqë ende s'ka tipare.".

"S'ekzsiton as si ide," pëshpërit më i qetë, "e, ndoshta askush nuk më kishte bërë një pyetje që unë të përgjigjesha, ftohtë, në një ngritje paksa të supeve por të mjaftueshme për  ta hequr qafe:
"Nuk e di.".
Jo, në gjininë femërore e kam më të thjeshtë ta keq-trajtoj. 
"Arsyeja", i thotë vetes. "Arsyeja pse dua ta shndëroj në një fjalë të vetme, me një trup të lëmuar, ndoshta të mermertë, për ta ledhatuar, ose... nuk e di." 
Fjala keqtrajtim nuk i shqitej nga koka.
"U bë kohë," mendon.

sabato 3 gennaio 2015

Wanted

Sot dha shpirt tezja e gruas sime. Rrojti nje shekull e tre vjet.

Jam duke kerkuar njeriun qe e uroi: Edhe njeqind, kur ajo mbushi tre vjet.

giovedì 25 dicembre 2014

L'essere virtuale: Sa herë ...



Sa herë që gruaja e tij fillon të ulurije, për të mos e dëgjuar, ai, futet me dëshirë brenda një shisheje.
( ...e pastaj thonë që femra e fut djallin në shishe...)

R. Koçiu

mercoledì 17 dicembre 2014

L'essere virtuale.


 Kur ngrihen këmbët i bien kokës.

Kur shikoj sa shume bredhin njerzit per te blere nje pale kepuce, mendoj shumkëmbëshin,ose ndryshe quhet edhe Mijekembesh dhe eshte nga te rrallat çaste qe me pushton nje hare e madhe. Mendo sikur te ishim njesoj me ate insekt. Ne nuk po merremi vesh me nje koke e dy kembe, e jo me me mije kembe per te mbathur.

L'essere virtuale


 Urojmë me teshtima, shendetin e politikaneve

Asnjelloj ndjenje pozitive (pohëse) nuk me shkakton kur shikoj politikanet tane qe hidhen e sperdridhen neper festa. Jo pse ata nuk duhet, jo pse ata nuk dine, jo pse atyre u eshte mohuar diçka e tille, (çmenduri) por, sepse ata jane ne gjendje te kercejne edhe nen tingujt e nje muzike te coptuar, (CACOFONIE?!) ku tingujt, notat muzikore, rrokullisen si guret e medhenj qe perroi i fryre nga ujra permbytese, ne vershim e siper, shkaterron vijat ndarese te pentagramit pas te ciles, perplasjet i shnderon ne kercitje gishtrinjsh!!! Apo eshte pershtypje kallp?
Asnjehere gjate historise kjo anasjelltesi perceptimesh nuk ka qene kaq e modes sa sot. (CROSSOVER?! Ku kryqezohen varret qe rreshqasin nga vendi me shtepite e njerzve!!! Parakalim?) Muzika ne sfond, nuk eshte ajo e gjithesise. Nje fshshshshsh, qe duhet ta degjojne veshet tane, as xhazi elektronik i Uranit, as jehona e tokes. Ne veshet tane mbrrijne tingujt sureale te Saturnit, zhurmerima e perzishme e unazave te tij qe ngushtohen me njera tjetren aq shume sa te kujtojne te vdekurit e Tiranes, ku varret e tyre nuk perbejne nje varreze por nje spekullim socio-politik: Percjellin idene e lirise demokratike qe gezojne te gjallet ne nje bote ku s'ka vend per te vdekurit. Apo sikunder shkruan Louis Araganon te "Denimi me vdekje": ... AFROJNE VARRET KAQ SHUME SA NE TE MOS SHIKOJME DHEUN ...
Tra lala...tralala...ne vend te logorise.
"But age with his stealing steps", thote nje varg kenge.
"Kohe me kembe vjedhesish"...perkthehet keshtu apo jo?
Ndersa ne sfond, ndoshta ne bedenat e kalase se Elsinorit, vegimi endet i shqetesuar. Diçka mermerit, diçka qe hokataret e sotem e shnderojne ne refren, e perseritin deri ne merzitje si nje namatisje, e, metej, e gjymtyresojne ne hapesiren e kohes,sajojne kimerizmin pa perbindeshin sepse keshtu mundesojne talljen e kallin friken si dikur te femijet me gogolin. (Jo shkrimtarin dhe shpirtrat e vdekur) Per njerzit, turmen, porositin te mbajne hudhra ne xhepa kunder qoftlargut, me mire se parate qe molepsin ...
"Kohe me kembe hajdutesh"...
Perbindeshin me koke luani, trup dhie, e bisht gjarpri ose ndoshta gjarprin si bisht, autore te te cilit jane, mundohen ta qesharakizojne duke e bere gjymtyre te nje lapsusi, ne gjendje te perligje ndryshimin e funksioneve te psiqikes te e kaluara historike!!! (Kur ndonjehere ka qene shumkembesh hajduti si sot?) Sepse keshtu nuk gjenden fajtoret e te ardhmes se deformuar qe vjen duke çaluar. Ne shoqerine e nje humori banal qe shikon çdo dite ne ekranet e TV dhe qurraviten nga elegjite e telenovelave turke kaq te njejta sa nuk pikasin permbajtjen e vertete. Tingellojne:
Shkaterrim... shurrim...(anasjelltas!) Shurrim...shkaterrim...
Elemente qe s'kane asgje te perbashket me lojrat e femijerise edhe me ato me te çuditeshmet, qe i zbuste fjalet si me magji dhe pastaj i trajtonte duke u dhene format e deshiruara pas te cilave zbaviteshim sinqerisht.
Shinte biu...(Binte shiu) Biqetartà - (Tartabiq.) etj etj.
Asgje e kesaj natyre ne nje "Kohe me kembe vjedhesish"...
Dielli u be miop duke kerkuar te shikoje çfare ndodh te ne.

giovedì 4 dicembre 2014

Njeriu i qyteteruar
(nuk di sa eshte i sakte ky term)
thjesht sepse, pas perdorimit ndihem i kapur ne gracke.
Dhe, nese veren perreth kemi endur nje rrjete te tille sa edhe merimanga eshte terhequr qosheve e trembur(duke pranuar qe ekzistojne qoshet) ndoshta na ka zili. Ose ndoshta aty ndihet e sigurt nga llumi njerezor qe, pasi e shnderoi ne insekt, duke shfrytezuar mitologjine, nuk mjaftoi por e beri edhe helmuese, e duke kopjuar jeten e vet, serish trilloi diçka qe ato ne boten e tyre e quajne natyrale, pagezoi nje prej llojeve me epitetin Vejusha e zeze pikerisht sepse duhej te ndeshkonin grate e tilla per kushedi çfaj te pandehur.
Njeriu i qyteteruar, eshte ne gjendje te perpunoje, pasi e ka menduar, por me shume vetiu ose - instiktivisht - fjale, kjo e dyta, sipas disa pjestareve te elites tregon nje kulture ne  rang te larte.

mercoledì 29 ottobre 2014

Ne marrdhenie ...









Çdo përpjekje për t'i afruar, ngjitur me njëri tjetrin ose për t'i prerë me thikë, si veprim i skajshëm, është artificial. Natyrali, pranohet qoftë edhe i ndrydhur, ose nen trysen e dyshimit. I kuptuar, psh,  si pavetdije e aftë të përpunojë lëndën për të sajuar diçka të përbashkët - amalgamë, përzierje, por jo ekzistence eklektike që kërcënon realitetitin politik shqiptar dhe e mban peng, i pasqyruar posht në masa duke i zhytur në amulli.
Nuk është një gjendje pa shpresë, thjesht kërkon një qellim të përbashkët ose, sikurse thotë Husserl, një qëllim në gjendje të shndërohet në përvojë dhe kjo (përvoja) nga ana tjetër, e përsëritur duhet të shërbejë si masë vlerësimi.