giovedì 28 novembre 2013
L'essere virtuale: Paradoks
Paradoks:
Kur nuk di, nuk fal sepse nuk di çfarë duhet të falësh.
Kur di nuk fal, sepse di çfarë nuk duhet të falësh.
R. Koçiu
mercoledì 27 novembre 2013
... që njerzit hijerëndë ...
Sikur tymi i duhanit të
ishte më i rëndë se ajri, mesiguri do të dilte nga vrima anale e do të quhej
pordhë.
Gjëja që njerzit hijerëndë
harrojnë më shpesh.
domenica 10 novembre 2013
Paradoks.
Dua qe ti te jesh e virgjer deri diten e dasmes, por para se te martohem me ty dua te provoj nese je e virgjer.
Remo Koçiu
Remo Koçiu
venerdì 6 settembre 2013
Libertà di cani
Anche se muove la coda spontaneamente, non fa del cane un animale libero.
Remo Koçiu
Remo Koçiu
domenica 1 settembre 2013
Slow...
“Ke
etje për ujë?”, pyet Obllomovi pasi dëgjon ligjeratën e D për vapën e
pazakontë të kësaj vere në Tiranë të
rënduar nga pluhuri dhe tymrat e makinave. “Po.”, përgjigjet thatë. “Dhe e kërkon prej meje?”.
“Natyrisht, je i zoti i shtëpisë.”. Tjetri lëshon një buzëqeshje të
vakët, pastaj shfryn lehtë ajrin dhe D mundohet të kuptojë nëse i
lëvizin qimet e hundës. “Prej kohësh punoj vetëm unë në këtë
vend.", fillon të flasë dhe D mundohet të
kuptojë se ç’lidhje ka me etjen e tij.
"Natyrisht, tingëllon pak e çuditëshme si thënie ...”, pastaj
rrotullon vështrimin ngadalë në një orbitë sa më të gjatë dhe e ngul mbi
të, por, për pak sekonda. Tjetri, dikur i kishte thënë se njerzit janë
të marrë, e prishin jetën duke lexuar apo duke parë një panoramë, një
pikturë, në mijëra marifete të kota...sepse, miku im, kur unë lexoj një
libër do të thotë që të humbas kohë me faqet e tij dhe koha është jetë.
Të gjitha këto kërkojnë kohë, pra, jetë. A ia vlen ta prishësh jetën për
kënaqësi të tilla?”. Pyet e si rëndom nuk kërkon përgjigje dhe D merr fyrmë i
lehtësuar. Nëse Obllomovi do ta çojë në fund mendimin, është vetëm
çështje kohe, por një kohë e sajuar me dashurinë e atij që ledhaton
gjinjtë e të dashurës…nuk i
dihet asnjëherë kur mbaron. "Si ia bën.”, pyet, “dmth si ia bën për t’i kaluar
dorën të dashurës në gjinj, nëse e shalon nga mbrapa?”. “Nuk është e
nevojëshme, i varen sikur të jenë dy kapakë xhepash…të kujtohet moda
dikur, kur xhepat e prapëm mbuloheshin me kapakë?”, përgjigjet tjetri
fytyrëngrysur dhe thuajse i zemëruar sepse ia shkurtuan kohëpërtesën.
(Për D, ai ndryshim në fytyrë i Obllomovit, është çudi. Ёshtë e vetmja
pamundësi. Mund të lëvizë nga vendi disa milimetra, por prapë lëvizje
është. Por të ndryshohej pamja me të cilën fytyra e tij ngrihet prej
gjumit, jo. E pamundur. Si një sonambul shkon te pasqyra dhe sodit gjatë
veten duke u munduar të kuptojë se ku kishte qenë, sa kishte bredhur, e
çfarë kishte bërë gjatë ëndrave. Kur mbaronte së treguar, thoshte: Ja
përse ndihem i lodhur zgjuar.”. Jo! Matet të ulurijë D. Në një dritë të
beftë kupton se ka një shpjegim tjetër. Obllomovi ngulet te pasqyra dhe
sodit veten për një kohë të gjatë sepse kështu sekondat dhe minutat ia
dhuron po vetes. Dreq! I çmendur.)
“Është mjaft e thjeshtë të provoj që në këtë vend punoj vetëm unë.”, rikthehet në bisedë. “Llogaritim. Jemi tre milion e gjysëm. Mbi një milion janë emigrantë. Rreth gjashtëqind e pesëdhjetë mijë janë nxënës e studentë, gati ose diçka më shumë, janë pensionistë, hiq ushtrinë, zbrit nga ky numër të burgosurit e të ngujuarit, evgjitët dhe kurbetët, mos i llogarit sepse s’kanë punuar asnjëherë në jetën e tyre, hiq edhe të papunët që janë rreth pesëdhjetpërqind e popullsisë, hiq zyrtarët dhe sekretaret e tyre putana, zbrit nga ky numër edhe 140 deputetët, hiq qeveritarët që lodhen duke numëruar paratë e vjedhura dhe kryeministrin që lëviz në një kullë shtatëqindmilionëshe… Lëshon një pasthirmë të mbytur si zhytje e një sendi të rëndë në një pellg të thellë. Pas kësaj, D e di që duhet të presë një kohë të gjatë, ndaj për të egledisur merret me boshllëkun që shtrihet para tij, nisur nga mobiljet, muret e gjithçka sa kap syri. Pasi i mbush me fantazinë e tij, vëren që Obllomovi kishte rifilluar të fliste, pa u ndjerë si një makinë që ia heqin frenat e dorës në zbritje… “Duhet të dëgjosh, unë nuk kam aq kohë sa ta shpenzoj me ty, ia kam lënë mungesës së vullnetit, limontisë, gjithë sa ka çmesë për mua…”, vëren i pakënaqur dhe kjo është çudia e dytë. “Më fal”, kërkon ndjesë D. “Ku e lamë?” “Pra, siç e shikon duke i përjashtuar të gjithë shqiptarët, mbetemi vetëm unë dhe ti, por meqënëse ti je ulur në kolltukun përballë e po dëgjon llomotitjet e mia, atëhere punoj vetëm unë.”. “Atëhere do më japësh një gotë ujë.”, thotë D që i ngjiten fjalët në gojë. “Më vjen keq, jam në kohën e pushimit. Lodhem në ëndra dhe çlodhem zgjuar. ”.
“Është mjaft e thjeshtë të provoj që në këtë vend punoj vetëm unë.”, rikthehet në bisedë. “Llogaritim. Jemi tre milion e gjysëm. Mbi një milion janë emigrantë. Rreth gjashtëqind e pesëdhjetë mijë janë nxënës e studentë, gati ose diçka më shumë, janë pensionistë, hiq ushtrinë, zbrit nga ky numër të burgosurit e të ngujuarit, evgjitët dhe kurbetët, mos i llogarit sepse s’kanë punuar asnjëherë në jetën e tyre, hiq edhe të papunët që janë rreth pesëdhjetpërqind e popullsisë, hiq zyrtarët dhe sekretaret e tyre putana, zbrit nga ky numër edhe 140 deputetët, hiq qeveritarët që lodhen duke numëruar paratë e vjedhura dhe kryeministrin që lëviz në një kullë shtatëqindmilionëshe… Lëshon një pasthirmë të mbytur si zhytje e një sendi të rëndë në një pellg të thellë. Pas kësaj, D e di që duhet të presë një kohë të gjatë, ndaj për të egledisur merret me boshllëkun që shtrihet para tij, nisur nga mobiljet, muret e gjithçka sa kap syri. Pasi i mbush me fantazinë e tij, vëren që Obllomovi kishte rifilluar të fliste, pa u ndjerë si një makinë që ia heqin frenat e dorës në zbritje… “Duhet të dëgjosh, unë nuk kam aq kohë sa ta shpenzoj me ty, ia kam lënë mungesës së vullnetit, limontisë, gjithë sa ka çmesë për mua…”, vëren i pakënaqur dhe kjo është çudia e dytë. “Më fal”, kërkon ndjesë D. “Ku e lamë?” “Pra, siç e shikon duke i përjashtuar të gjithë shqiptarët, mbetemi vetëm unë dhe ti, por meqënëse ti je ulur në kolltukun përballë e po dëgjon llomotitjet e mia, atëhere punoj vetëm unë.”. “Atëhere do më japësh një gotë ujë.”, thotë D që i ngjiten fjalët në gojë. “Më vjen keq, jam në kohën e pushimit. Lodhem në ëndra dhe çlodhem zgjuar. ”.
martedì 27 agosto 2013
Utopia dhe socializmi.
Socializmi ra pre e paragjykimit
të vet jo fillestar, por të fituar, sepse si një sistem i bazuar mbi utopinë
ngaqë fliste për një shoqëri pa shtypje e shfrytëzim të njeriut prej njeriut,
për barazi, me pak fjalë, afron perspektivën e një shoqërie të lumtur. Në
parim, s’mund të thuhet kurrë se diçka e tillë është e gabuar. Nga ana tjetër,
askush nuk mund të dijë se kur mbaron ndërtimi i kësaj shoqërie mbi këto ideale.
Kështuqë, asnjë individ i një shoqërie të tillë nuk është përgjegjës. As edhe
partia politike që e përvetësoi. Një përvojë e panjohur duhet pranuar me
dështimet e saj dhe pasojat e këqia që dalin rrugës. Këto janë të gjitha të
hamendësuara si potenciale(kapacitet). Vetëm pas dështimit mund të bëhet një
analizë e thellë për të parë si dhe pse ky qëllim u paragjykua. Ndodh pak a
shumë si me një program kompiuteri që futja e një virusi në një çast çfardo e
devijon nga qëllimi fillestar. Më të shumtat e gjasave ndodhi gjatë ecurisë,
por nuk dimë nëse qe një afërmenç, dmth cilësi, apo thjesht pasojë gabimi. Efekt
flutur, nëse do t’i referohemi teorisë së kaosit. Praktika s’kishte afruar
asnjë model përfundimtar. As utopitë e Sen Simonit, as edhe eksperimentet
utopike në SHBA nuk dhanë përfundimin e dëshiruar, por njëherësh kjo nuk çoi në
dëshpërim. Kështuqë përpjekjet e të realizuarit “me çdo kusht” mbartën pësimin
vetiu sikundër, psh, ideja e vdekjes që te një drupunues ka vlerën dhe mishërohet
te arkivoli kur e ndërton, me të njëjtin pasion e përkushtim si edhe ndaj çdo
sendi tjetër duke e përcjellë natyrshëm dhe në parakohë konceptin e vdekjes
ende pa vdekur. Por kjo nuk është lëndore për të akuzuar marangozin si shkaktar
i vdekjes. Ёshtë pikërisht çfarë u harrua, sepse ky detaj i hollë ruante baraspeshën:
Asnjë punishtar arkivolesh nuk bën arkivolin duke menduar se një ditë, në
njërin prej tyre, do të shtrihet edhe ai. Njeriut nuk i është dhënë mundësia që
të përjetojë vdekjen e tij aq më shumë të përfytyrojë përmasat e saj nisur nga
vetvetja. Veç të tjerash. Përfshirja e masës në një lëvizje të tillë që synon
krijimin e një shoqërie më të mirë, është e drejtë, e thjeshtë, joshëse dhe po
aq nxitëse. Ja përse bie më shpejt viktimë e vetvetes se sa e mashtrimit që nuk
ekziston në qëllim. Masa e ndjek një diktaturë ngaqë kjo e fundit paraqitet si
regjim demokratik, si pushtet i popullit. Totalitarizmi është dëshirë për të
unifikuar shtetin me shoqërinë. Kështu hamendësohej një e tashme pa të këqia, madje
për ta shpëtuar prej të këqiave u prenë lidhjet me të kaluarën. Në këtë mënyrë
utopia bëri një e nga një hapat drejt humnerës sepse u izolua dhe shterpëzua.
Shterpëzimi i një sistemi politik dallohet nga pamundësia e tij për të
realizuar të tashmen në një rëndomësi të përditshme që duhet të shërbejë si
hallkë për të nesërmen. Të ëndëruarit e një shoqërie të lumtur, që i përkiste
të ardhmes traumatizoi realitetin, ngaqë ky i fundit e gjen vetveten të
mishëruar në arritje fizike, vlera të tilla ose të kësaj natyre. Kur shteti
totalitar e kuptoi se nuk mund të plotësonte kërkesat, nuk i mbetej gjë tjetër
veç të forconte vetveten sepse ndihej i kërcënuar nga dështimi i utopisë së
parashtruar në mënyrën e vet e jo pse ishte pjellë e saj. Kjo e shtyn drejt
krijimit të armiqve edhe kur ata nuk ekzistojnë. Madje, diktatura e majtë në
dallim nga e djathta i kërkon armiqtë brenda vetes. (lufta e klasave) Për këtë
ajo ndjek me vëmendje ndryshimin dhe reagimin e njeriut përballë çfarë i afron
duke u shndëruar në një provokim, ndërkohë diktatura e djathtë e gjen të keqen
jashtë vendit dhe shndëron në mish për top masat duke mbajtur në tension
(ndehur) atë pikë që njeriu s’mund ta mohojë por as edhe ta ndryshojë, si është
ai që është. Psh, kombësinë e kërcënuar. Prejardhjen. Të dyja, si diktatura e
majtë ashtu edhe e djathta janë më afër përsosmërisë se çdo shoqëri demokratike
sepse, sikundër e thashë më sipër synon t’i integrojë. Nëse për këtë fenomen
ontologjik përdorim entropinë, atëhere është e qartë se duke mos pasur lëvizje,
edhe entropia është e vogël. Për të kuptuar se ç’është entropia duhet të marr
një shembull të rëndomtë. Psh, përzierja e kafesë me qumësht. Përsa kohë janë
të ndarë, entropia është afër zeros, por, kur i bashkojmë dhe me një lugë i
trazojmë, atëhere kemi një përzierje nga e cila nuk kthehemi dot mbrapa. Nuk
mund të kemi më qumështin nga njëra anë dhe kafenë nga tjetra. Kjo do të thotë
se sa më shumë të rritet rrëmujimi (përzierja) aq më shumë rritet edhe
entropia. Atëhere një shoqëri e cila synon të mbrrijë te përsosmëria është si
gjendja e kafesë dhe qumështit veç e veç, ndërkohë një shoqëri e interesuar
të ndryshojë, atëhere i përzjen këto lëndë të para dhe i trazon aq shumë sa parasyshon
pamundësinë e kthimit mbrapa, por
ndërkohë kemi dalë te një gjendje e re e cila në një ndërkohë tjetër do të
mbrrijë një pikë ekulibri (baraspeshë), të palëvizëshme. Gjendja e sotme e kapitalizmit. Shoqëria
që e kupton këtë gjë, është e lumtur sepse do të kërkojë edhe rrugët për të
dalë nga ndalesa dhe do të kërkojë të rritë entropinë duke shkaktuar një
gjendje rrëmujimi ose konfuzionale tjetër me elementë të rinj. Pyetja që
ngrihet është: A mund të arnohet deri në atë pikë sa trupi të quhet i veshur?
Kurrsesi. Me andra mund të mbulohesh. Asnjëherë nuk ka kthim mbrapa. Është
njësoj si të bësh rrushin nga vera. Diktatura krijon ose mundohet të krijojë
një masë të ndërgjegjëshme për të ndjekur idealin dhe shpenzimet i paguan
individi, ndërkohë demokracia formale hyjnizon individin dhe masën e shndëron
në turmë pa kokë. Në këtë pikë duke e kapur fillin nga fundi, demokracia krijon
tiraninë që shtyp individin.
Iscriviti a:
Post (Atom)