venerdì 2 dicembre 2011
lunedì 21 novembre 2011
sabato 12 novembre 2011
Remo Koçiu "Solitary man"(njeriu i vetmuar) fragment.
Frynte një erë Vagneriane në qenien e tij. Rrënim i vërtetë i linjës primtive që sillte në jetë rregullisht të njëjtën gjë të parashikuar. Rëndomësi postulatesh gjithsesi të shëmtuar, një pjesë të trashëguar e një pjesë të lyer me bojë sa për të mbuluar mykun e fshehur ndryshkun. Por edhe ndonjë gje e re kur shpëtonte dhe shfaqej papritur shumë shpejt kaplohej nga një ngathtësi në simptomat e para të ulokësisë. Të ngujuar brenda një bote putanash ku nuk ka dallim gjinia e vetmja rrugë nuk është perspektiva e shëtitores kryesor por ndonjë gotë duke parë nga të gjitha anët me plogështi, derisa ndonjë vajzë, fytyrë e re që kalon para ose mashkull që i dëshpëron shtëpiaket, e ndryshon ajrin dhe heq pluhurin e mëveshtisë. Sytë lëshojnë një dritë të njelmët, të gjelbër, fosforeshente si ajo e maçokut natën që ka ndaluar në vend dhe nuk bën asnjë hap pa vendosur pak rregull në një botë kaotike. Brenda fshehin ulurima por kjo nuk është në modë. Çfarë është moda? Molepsje e përgjithëshme dhe Z mund të dalë prej saj vetëm pas një shkatërrimi thuajse të plotë morfologjik, që ai duhet ta shfrytëzojë për të klonuar diçka të ngjashme por jo të njëjtë, diçka që duhet të tingëllojë, përshembull, si Ali Bebe në vend të Ali Baba. S’mund ta realizojë pa hequr qafe të qeshurën e Valkirieve që mbush horizontin gjithandej. Boshësinë ku fryjnë erërat shpjegon praninë e tyre. Zbrazëti qenieje që ata përpiqen ta mbushin me gjithfarë mënyrash. Një takim me Vagnerin do t’i çonte te ideja fillestare, por është nëmos pamundësie. Kështuqë kur pyeti: “A është e mundur një formë të qeni ku ti të mos jesh më ti, ku të humbësh perceptimin e vetes dhe çdo ndjeshmëri?” - ruan në fytyrë gjendjen e një acarimi molepsës e që përkohësisht e mpiu dëshirën e të tjerëve për ta ndjekur.
Dy shokët e ngushtë nuk kthyen përgjigje. Të paktën menjëherë. Me siguri e menduan si një thjesht mënyrë për të shprehur vuajtjen ose përpjekje për ta zhvendosur në një botë tjetër ku të mos ketë të njëjtin ndikim.
Z mendon se është një pak nga të dyja.
“Njeriu synon vetshkatërimin për prirje” tha Pjata e Tretë pa e fshehur tonin e qortimit që shoqëron më shumë fjalët se sa brendinë.
Vonesa e ndërhyrjes së A, dukej se lidhej me urën, nuk po ia ndante sytë. Linte përshtypjen se qe duke pritur ndonjë ndodhi të jashtrradhës e nuk po vendoste nëse duhej të fliste para apo pas shfaqjes. Z, mundohej edhe ai, të hynte në rrjedhën e mendimeve të shokut, por i duhej një shenjë udhrrëfyese, si tabela e ngulur buzë këmbësores dhe polici i trafikut disa metro më tej, nën një emërues të përbashkët. Ura si viza e thyesës posht këmbëve. Në hapësirën midis tyre, e futur në kllapa, mbarset kotësia. Z vizaton çdolloj figure gjeometrike, mjafton që të mos jetë me origjinë euklidiane sepse kjo do ta anulonte ekzistencën e Pikasosë. Mundohet të nxjerrë një përfundim sa më asnjanës duke parë fytyrën e ngrysur të shokut. Thotë se i ngjan një nate me shi, kur piklat e argjendëta nuk duken por ndihen sepse gjatë rënies ato shndërohen në një rrjetë lagështie ku mbeten të gjithë ata që janë jashtë, ndërkohë ata që - si ai jo - janë në shtëpi, shkrihen ngadalë dhe heshtur të brejtur nga pëshpërimat e fqinjëve që i përshkojnë muret pasi e kanë ndryshuar paraqitjen e atomeve për një takim të jashtzakonshëm me një vetvete tjetërlloj. “Edhe milingonat flasin” tha një natë vere i kllapuar nga një mall përvëlues për babanë. Hapi dritaren kat e kat dhe përfshiu me shikim errësirën që e sjell natën rregullisht në qytet, të kapur për dore e duke e hequr zvarrë, sepse u trembet dritave si një fëmijë tekanjoz çerdhes.
Dhe kur A shqiptoi ngadalë e mjaft shkoqur se në thelb femra dhe ura janë njësoj, sërish u desh të shtjellohej sepse një përfytyrim i lirë në kushtet e një vërshimi ujrash të turbullta, le pak për të dëshiruar. Trungje e gjithfarë gjërash përplasen te këmbët e saj me një zhurmërimë të mbytur. Kjo gjë ishte e tepërt për imagjinatën kur i kërkohej një femër me mish e kocka dhe veçanërisht nëse synohej seks.
“E bërë për të kaluar sipër saj ose midis këmbëve. Kur vërshimi është i gjithanshëm, mund edhe të shkatërrohet ... Ka pak gjasa.” Sqaron A.
Mund t’i kishte rënë më shkurt. Ishte një e folur parabolike dhe diçka e tillë i zhyti në heshtje. A, mund t’i kishte rënë më shkurt duke i krijuar hapësirë Z, për ta shpërfillur në mirkuptim, sikur të mos i çponte hundën athëtira e një akuze të tërthortë, duhmë peshku në pazar në kohën kur zusha i djersit sqetullat. Shitësi, përdor një tufë selinoje si bisht kali për të mbajtur mizat larg. Thotë se janë të padrejtë me mizat. E kalojnë shumicën e jetës së tyre në gjendje larve. Imagjinoni sikur ne ta kalonim shumicën e kohës në barkun e nënës dhe pastaj të lindnim për të vdekur dhjetë ditë më pas, vetëm e vetëm sepse djepi tonë do të kishte një vrimë nga mund të shtrydhej helm kuçedre. A nuk është tmerr? Ujë për të malaksur sikurse djersa për të ruajtur të freskët lëkurën e trupit dhe parfum ose kremëra që zhdukin erën e keqe si të qepës nga nën sqetullat. Tepër artificiale. Zhduk mundësinë e të ekzistuarit në ngjashmëri. Z nuk e fsheh keqardhjen. Mendon se tashmë çasti më i bukur i njëzetekatërorëshit u prish. Koha kur dielli bie dhe dritat marrin në dorë situatën me nge, rreth tyre vërtiten kandra të ndryshme, ndërsa moshatarët e të tjerë, të të gjitha moshave, fillojnë të mbushin këmbësoret, lokalet, parqet ose pishinat. Të gjitha i shkatërroi A. Thuhej se dikur Tirana varej në dy çaste të pëlqyera; mëngjesi herët, kur rrugët lageshin; lulet nguteshin të hapnin gonxhet për të çliruar mirzën dehëse dhe ngrysja, kur barlulishtet mbusheshin plot për të shijuar birrën e freskët që mbaronte në pak orë. Mbrëmja ishte pre e një romantizmi klasik. Rridhte shtruar në boulevardin kryesor. Por pasmbrëmja krijonte qoshe të errëta ku çiftet e dashuruar thurnin intimitetin e tyre. Tashmë mjegulla e hollë që vesh majën e Dajtit është njësoj si cohat e tejdukëshme të fustaneve. Kasten. Si për të thënë se këtu korja e tokës është shumë e hollë. Ndërsa fundet mini vishen për të theksuar intrigën dhe nxitur më shumë se epshin, neologjizma erotike. “Dëshiroj të jesh statujë sheqeri” i tha një vajze që e njohu në palzh, natën dhe shtrirë në gurët e bardhë. “Përse sheqeri?” gjeti kohë të pyeste ajo. “Sepse kështu tretesh e tëra në gojën time”. Ajo ishte dhënë mes gulçesh që dukej sikur kërkonin të mbytnin dallgët e detit. Tatuazhet në kyçin e këmbës, të duarve, unazat e varura në kërthizë nuk ishin gjë tjetër veç një pjesë e lakuriqësisë që së shndëruar në copra mozaikësh që duhen plotësuar. Këtu qendron marifeti. Sepse kur vështrimi kalon disa herë gjoja për të ditur çfarë figurohet, një kumt i përcjellë me pëshpërimë grah çdo lloj dëshire drejt realizimit e kushtëzuar prej guximit që përmblidhet e tëra te shprehja; ia vlen një tegel apo jo? Janë bërë enkas për këtë gjë. Një lloj reklame joshëse. Bukuroshja e Durrësit, ndodhet tjetërkund ... eja ta zbulojmë sëbashku. Ose, qafa e shtamës që nuk është si qafa e sisëve ku mund të futësh gjuhën dhe të lëpish kjomë. E kujt i krisi se pinte ujë një plakaruqe si nana mbretneshë, kur atyre do t’ju pëlqente më shumë gryka e shisheve të birrës ku kapen si fëmija pas thithkës së gjirit?
...
Seshpejti liber
FLM

Autoironia e një poeti. (Prirje e pergjitheshme e poezise se Shefki Mekes - nje shenim i shkurter nga Remo Koçiu)
Poezia është antropologjia e përcjellë nëpërmjet metaforës. Rrallë ndesh një poet që autoironinë ta shndërojë në poezi. Përgjithësisht të gjithë i shmangen si djalli temjanit, por pikërisht kjo gjë e josh Shefkiun që shikon mbrapa pasqyrës i bindur se ashtu, duke skërmitur shtresën mashtruese, mund të kuptojë të vërtetën e jetës së sofistikuar tashmë në një pafundësi shfaqjesh. Zbulon çfarë mbulon shtresa e mërkurit njësoj si shtresa e kremit mbi një fytyrë të vrarë nga trishtimi, lumturia realizimet dhe dështimet. Poezia “Në tramvaj” Duket sikur na thotë jo çdo gjë që ndrin është ar – si të ketë gëlltitur një litër vernik. Jetë e konservuar në vaj pjepri. Kundërpozicion figurash. Njëmendësi që ngutet drejt pasigurisë. Mënyrëzimi fizik jo i fjalës por i përfytyrimit e që paraqitet si një shtrembërim sepse na befason me kthesat e papritura, çfarë të del përpara edhe pse mund të kesh një udhëheqës satelitor. Thelbi autoironik i poezisë së Mekës përkufizohet si braktisje e asaj çka quhet logjikë e përbashkët. Kur thashë se Shefkiu pëlqen të shikojë mbrapa pasqyrës është një zgjedhje e mençur sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të pohojë pa e plagosur veten: “Ajo e di që s’jam i zgjuar/se lexon monolgun e syve të mij...” “Libri”, e ndërkohë të provokojë për të nxjerrë në pah çfarë ana e parme e pasqyrës e tregon njësoj, të thotë se ai rrafshim njëpërmasor fsheh hipokrizinë e qenies njerëzore që e ka shndëruar dashurinë në interes. (Apo ke harruar brekët dhe kuletën e fryrë...tek dhoma ime e gjumit?). Padyshim ajo që të bën përshtypje është vërshimi thuajse përmbytës i fjalëve, duken sikur shkojnë me dëshirë te poezia e tij, shkojnë vetë, pa i kërkuar dhe kjo shpjegon edhe larminë e tyre edhe brenda një poezie të bindura se nuk i kërcënon përsëritja.
Nuk po zgjatem më tej por po fut vetëm disa prej vjershave të tij duke i uruar suksese në krijimtari.
Disa poezi nga Shefki Meka.
NË TRAMVAJ...
Shitësi çehreçalltisur, i ndritur
si të ketë gëlltitur një litër vernik
Një farë femre buzëpërzhitur skaj më skaj
mbllaçit kandilë deti,
të konservuara në vaj pjepri
S'i ve faj atij, s'i ve faj asaj...
Zyrtari përbri s'ka më fuqi,
ngaqë ka plotësuar normën ditore në internet:
tre masturbime...dhe një rryshfet
Më tej një sanitare e sëmurë ka mall për barrelën
e sajon aty për aty me brinjët e saj, për ibret!
S'i ve faj atij, s'i ve faj asaj...
Unë, fajtori i paparë,
në tramvaj
* * *
LIBRI...
I jam qepur asaj femre!
Ajo e di që s'jam i zgjuar,
se lexon monologun e syve të mi
I ngjall neveri protagonisti i ri,
gjysmëdjall-gjysmënjeri,
gjer në çiltërsi...
Në kapitullin e pabotuar
veshja-zhveshja e pemëve i josh erërat
Gjinkalla gjen gjëkafshë për të festuar
gjatë gjumit dimëror:
Vjegën e ëndërruar të pranverës së dashuruar
a – Në vargun e fundit në vend të fjalës “vjegë” ka qenë fjala “Preteks” që unë e zëvendësova me shqipen. Shpresoj që autori të mos e marrë si një ndërhyrje.
* * *
DYSHIM...
Po qeras ca shokë
Tani me siguri, me duan(!)
Në bisedë e sipër i pyes:
Cili prej jush, gruan e vet, s'e ka tradhëtuar,
ose s'ka vjedhur?
Njëri brof në këmbë i alarmuar
Ti je burrë, - ia pres - e meriton dopion e rumit!
(Apo ke harruar brekët dhe kuletën e fryrë...
tek dhoma ime e gjumit?)
* * *
DËBORE...
Dëbora si qefin mbulon makinat,
lind qyteti primitiv...
Burri i borës
vetezgjidhet pushtetas ekzekutiv
Lejon dashuritë e ndaluara
dhe dielli s'i shkrin më gjurmët
e shoqeve të çvirgjëruara...
I pe ç'bënë prapa shkurreve, mëllenjë,
ti mjellmë i pe...
Ç'sekret dimëror?!
E dimë ne...
Tani që e tashmja u bë dje,
flakni të fshehtat përmbi re
të bëhen ortek vetëm atje,
por nga maja e Everestit i lëshon
poeti që mendon me zë...
S'ka fre!...
Pastaj shurron emrin e tij mbi dëborë
E kënaq ai fenomen natyror!
* * *
HALLKAT...
Hallkat e halleve
shtërngojnë errësirën bregdetare
Nisem drejt perendimit,
por këmbët s'më bëjnë fare...
Prijnë,
hëna e zbehtë,
shpirti im çaplehtë,
dhe...vala e beftë!
Vetëmbytje?
Çne, bekim!
Trinitet pro-kundra-abstenim,
ose, thjeshtë, shaka me kripë
sefte, në agim
Qesh dielli për hatrin tim
Mandej, hallkat e halleve shkrin
* * *
PAPUÇJA
Një papuçe kish qyqari
E mbathte kur milte dhentë,
kur lidhte qentë
kur takonte vasha,
kur vadiste preshtë...
Madje la amanet...
Po e varrosin veç me papuçen e rrumbullakët,
në tokën e sheshtë
Kapaku i arkivolit ngrihet,
plaku zë e zgërdhihet
Me papuçe s'rrihet:
Shpirti qenka i leshtë!
* * *
AJO...
Qëkurse e braktisën...
matej të dilte për kismet
nën dete...
Gjithnjë, e paqetë
Qëkurse e la treni, i hipi breshkës...
Ç'e sëkëlldisi kur nderi rrobat?
Insektet që zhbiruan gjethet e pjeshkës,
mospasja, faturat, gjobat,
shoqëria berber-qeros;
parashutat rezervë që sabotoi një albatros...?
Ajo më bëri nervoz!

giovedì 3 novembre 2011
Dashuri e përjetëshme apo e diktuar?...!
Dashuria e përjetëshme.
Është një argument që trajtohet shpesh. Dashuria dhe përjetësia. Njerëzit pa humbur kohë e kërkojnë të përjetëshme sikur të jenë duke porositur një hotdog me ose pa senap. Që nga çasti kur pyetet nëse ka një dashuri të përjetëshme, po ta vëresh atë çast nga ana e kundërt pyetja mbart përgjigjen. Është një anasjelltësi. Sikur të kishte dashuri të përjetëshme nuk do të ekzistonte pyetja. Është njësoj sikur një mëngjes të pyesim të parin që takojmë në rrugë: Eeej, ka ajër? Tjetri do të të shikojë menduar pastaj një përkulje thuajse e qafës dhe sytë e picërruar janë gjeste që të lenë të kuptosh se nuk je gjë tjetër veç një tablo për tu soditur. Si retë, e varura, tutje në horizont me të cilat zakonisht i lan duart shpejt e shpejt, i asgjeson në dy a tre mendime pasuese duke parë ngjyrën e tyre ose me një ombrellnën sqetull i ke zgjidhur pasojat. Por në rastin e një pyetjeje të tillë asgjë e ngjashme s’ndodh. Dhe ti duhet të buzëqeshësh thuajse pikëlluar si për të thënë: pyetje budallai ë? Kur themi se një dashuri (e përjetëshme ... nuk arrij të shkoj përtej kësaj fjale dhe do të më pëlqente më shumë ta ndryshoja, dmth të përdorja marifetin e një metateze dhe kështu “përjetëshme” ta shndëroja në “përtejshme”, duke i kursyer vetes edhe shpjegime të më...tejme. Nganjëherë më duket sikur fjala më ka molepsur me brendiorinë e saj që ngurron ta shpalosë. Nuk e di.) pra, kur themi një dashuri e përjetëshme duhet të jetë kështu e ashtu, përveçse shprehim shpresën vetiake ku sendërtohet (realizohet) përjetësia e saj në një përfytyrim të ngushtë, i shpëton gjithsesi përcaktimit, sërish, në vetevete kjo quhet të diktosh, dashurisë t’i diktosh kushtet e tua. Kështu dashuria është të qenët vetëm për mua. Një dashuri e përjetëshme mund të jetë e tillë vetëm si një koncept. Mëtimi dëshmon një betejë të humbur ende në dëshirë. Dashuria nuk mund, nuk duhet, të diktohet. Vlera e dashurisë nuk qendron në sasi (koha si e tillë) por në thelbin e çfarë shprehet si pakrahasueshmëri me lloje të tjera ndjenjash. Çdo dashuri të duket më e bukura, më e thella, më e magjishmja, në kohën kur e jeton. Përfytyroni një mish që piqet në hell duke u rrotulluar mbi një zjarr, kështu është edhe zemra e njeriut, shpirti i tij, qenia e përfshirë prej ngrohtësisë së ndjenjave që shkakton edhe atë ndryshim të marrdhënieve të tua me njëmendësinë, por mbrrin një çast tjetër, pasndjekës, kur mishi quhet i pjekur. Po më tej ç’ndodh? Nuk është e vështirë ta përfytyrosh. I thonë: Mishi të piqet dhe helli të mos digjet. Ky është momenti kur tërhiqesh nga zjarri ndryshe shkrumbohesh. Një dashuri që mbetet si një zjarr pak e nga pak shndërohet në hi sepse djeg veten. Quhet rëndomësi dhe rëndomësia po, është përjetësi, mund të jetë nëse ajo lëviz për plogështi(inerci). Pyes: Cili do ta dëshirojë një përjetësi të tillë ku shuhesh dalngadalë dhe ndjenjat e tua e humbasin limfën si mishi yndyrën në pika që shuhen mbi prush me një shaurimë të lehtë si një grahmë?
Dikush u kërkoi perëndive të jetonte përjetë. U lutej aq shumë sa një ditë të mërzitura, thanë: Le të jetojë përjetë. Dhe që nga ai çast tjetri plakej plakej plakej... kishte harruar qyqari të kërkonte...Çfarë?
martedì 20 settembre 2011
mercoledì 14 settembre 2011
Remo Koçiu "Të dua për vdekje por, edhe pak sa për të jetuar."
Që ti të më dashurosh dua,
Dhe vetëm mua
Por dua që të tjerat të të dashurojnë
Dhe ti të mos i pranosh
Për shkakun tim...
(Nga një poezi e Jacques Prevert)
* * *
- Të më dashurosh vetëm mua, dua - i çuçuriti ai në vesh, - dhe unë në jetë të jetëve do të të dua... (Nga një dialog i mundshëm i Evës me Djallin)
Shkel mbi këmbësore me një përciptësi që ngurron të shfaqet në trokitje takash. Përshtypja se një dorë e padukëshme trand gjithësinë qëkurse mbathi ato këpucë qafëgjatë të sajuara me lëkurë gjarpri e të blera shumë shtrenjt, nuk i shqitet sikurse trokitja e takave që përndjek hapat e saj dhe ajo në rastet kur përqendrohet e quan ankojë pa e kuptuar pse.
I thanë se nuk janë imitim, e mbi të gjitha janë të punuara me dorë.
Ajo tha se duhet t’i sjellin rehatinë e një të ecure të lehtë, gati rrëshqitëse ... ë ...? Tjetri buzëqeshi thuajse me keqardhje ... oh jo ... Buzëqeshja u skalit në çastin kur e shkarraviti vështrimin edhe njëherë mbi këpucët qafëgjatë. Ishte e fundit herë - pohon. Shikimet u ndeshën. Pasoi një pshertimë e thellë. U përplas mbi fytyrën e tij që u nguros sikur të qe prej allçie. Priti me ankth një reagim. Jo, fryma e saj është gjithmonë e pastër. Aq sa dikush, njëherë, u mundua t’i shkëpusë të puthura. Sidoqoftë, përballë trupores prej allçie, ajo humb edhe shpresën e mëtimit.
Mundohet të ruajë jo aq vështrimin të ngulur diku, se sa hapësirën përfshirëse e bindur se vetëm kështu bëhet varturë këpujash. Hëna sipër kokës ka përvijuar një copë qielli me dritën e saj të zbehtë ku edhe shfaq trillet. Por ky është një përfytyrim dhe asaj i pëlqen të argëtohet kështu. Hëna e plotë, e mbërthyer në pasqyrën qiellore duket si koka e rrojtur e një murgu tibetian dhe fjolla e hollë e resë së plumbtë i varet si mjekër qimerrallë. Ndërsa pak më tej, dy gishta njerëzore që matin një hapësirë qiellore, një shtupë reje duket se pret që hëna të afrohet dhe ta marrë sipër kokës kështu do të duken flokë të shpupurisur nga nata, nga dita, nga pagjumësia që përgjon në kapakët e syve. Pret të mbyllen si një shitës i mërzitur nga dita e gjatë që ul qepenat me ngut. Kur qafa lodhet ajo e ul kokën. Kështu muskujt mund të pushojnë dhe fantazia të pllaquritet në pellgje uji aty këtu, duke kërcyer sa nga njëri te tjetri si një brektosë. Drita e zbehtë e hënës e ndjek edhe posht, hap pas hapi, pa qenë e nevojëshme të kërcejë hop hop. Bie mbi luspat e këpucëve dhe përthyhet në rënie sysh. Zhurmërima e takave të larta herëpashere shurdhohet në shkelje gjethesh të lagura nga shiu i pak çasteve më parë. Pikla uji si nota muzikore të shkundura nga tastiera degësh vezullojnë kur mbi dritë hëne kalërojnë. Posht nuk fërgëllojnë më si dikur mbi degë kur gishtrinjtë e padukshëm të erës kalonin mbi to dhe krijonin një muzikë ëndërash që përçonte qenien si fllad ledhatues. Tashmë, të shurdhëta e të heshtura, thuajse të kalbura, e kotësojnë ecurinë në gjithaqin e një pakuptimërie shterpë. Aroma e lagështisë që lëshojnë asfalti, gurët e trotuarit, është ndryshe nga ajo që çliron dheu i butë i mbuluar nga fije bari. Por asaj aq i bën. Gjethet e rëna që mbytin zhurmërimën dhe e shndërojnë në fëshfërimë, ngjethëse rrallëherë, kur i shtyn era dhe fërkohen mbi gurë, i mban larg përkushtimit.
“Është e pamundur të gjesh harmoni” - thotë ankueshëm në kthetrat e një malli te çuditshëm që kushtëzon tërthorrazi perceptimin; duhet të jetë e kënaqur apo e pakënaqur?! Nuk guxon ta futë mendimin në hapësirën e vetfoljes, sepse në tretësirën e një gjendjeje të përcaktuar dikush mund të ndalet pikërisht në hapat e saj. Mospërfillësit e ndjenjave. Kërkojnë ankth të çastit. Bien rastësisht në gjurmë dhe tërbohen kur e humbasin nuhatjen, pastaj vijnë rrotull të hutuar si qentë në vorbullën e të lehurave të tyre.
Pas mesnate lodhja peshon në sy. Vështirësohet edhe gjykimi. Kështu nga çanta që mban të varur në sup, edhe ajo vepër zejtarie e punuar me dorë...Sa gjarprinj janë vrarë për të më veshur? - pyet, nxjerr një kokër mollë dhe ia ngul dhëmbët duke shkëputur një kafshitë të madhe. Një kafshitë...ein bischen frieden ... shqipton kushedi pse në një gjuhë tjetër, ose ndoshta e nxitur nga nevoja për të përforcuar dëshirën e saj. I kishte ngulur dhëmbët fort, tepër fort dhe ajo ngjethet. Ngre vështrimin lart. Një re e stërmadhe ka ardhur ndërkohë edhe hëna duket tashmë e kafshuar si molla e saj dhe pas pak do të gllabërohet e tëra. Shikon me keqardhje koçanin e mbetur në dorë dhe e flak duke ndierë një dëshpërim të pamatë sepse u këput filli i fundit që e mbante lidhur me përrethsinë. Pastaj thotë se një hënë e cunguar dhe një mollë e kafshuar i kujtojnë diçka tjetër. Kompjuterin e saj, të blerë para disa muajsh dhe molla e kafshuar si simbol. Gjithsesi ndodhte që dikush ta pësonte nga një kafshim i tillë. Dëshira për hakmarrje ia largoi edhe tisin e hollë të përgjumjes. Makina ndal te këmbët. Pak më vonë ajo i heq këpucët me lëkurë gjarpri, rripi i mezit lirohet, dhe fillon të rrëmojë në çantën me lëkurë gjarpri... por tjetri e ngatërron dorën në lakuriqësinë e kofshëve dhe e rrëshqet derisa diku.
- Sa kushton? - pyet tjetri duke gulçuar.
- Sa përqafimi i vejushës së Nurenbergut - përgjigjet me djallëzi ajo dhe atë çast mendon se ende diçka në veshjen e saj mungon... - një xhakavento lëkure, - thotë.
Iscriviti a:
Post (Atom)