Poezia është antropologjia e përcjellë nëpërmjet metaforës. Rrallë ndesh një poet që autoironinë ta shndërojë në poezi. Përgjithësisht të gjithë i shmangen si djalli temjanit, por pikërisht kjo gjë e josh Shefkiun që shikon mbrapa pasqyrës i bindur se ashtu, duke skërmitur shtresën mashtruese, mund të kuptojë të vërtetën e jetës së sofistikuar tashmë në një pafundësi shfaqjesh. Zbulon çfarë mbulon shtresa e mërkurit njësoj si shtresa e kremit mbi një fytyrë të vrarë nga trishtimi, lumturia realizimet dhe dështimet. Poezia “Në tramvaj” Duket sikur na thotë jo çdo gjë që ndrin është ar – si të ketë gëlltitur një litër vernik. Jetë e konservuar në vaj pjepri. Kundërpozicion figurash. Njëmendësi që ngutet drejt pasigurisë. Mënyrëzimi fizik jo i fjalës por i përfytyrimit e që paraqitet si një shtrembërim sepse na befason me kthesat e papritura, çfarë të del përpara edhe pse mund të kesh një udhëheqës satelitor. Thelbi autoironik i poezisë së Mekës përkufizohet si braktisje e asaj çka quhet logjikë e përbashkët. Kur thashë se Shefkiu pëlqen të shikojë mbrapa pasqyrës është një zgjedhje e mençur sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të pohojë pa e plagosur veten: “Ajo e di që s’jam i zgjuar/se lexon monolgun e syve të mij...” “Libri”, e ndërkohë të provokojë për të nxjerrë në pah çfarë ana e parme e pasqyrës e tregon njësoj, të thotë se ai rrafshim njëpërmasor fsheh hipokrizinë e qenies njerëzore që e ka shndëruar dashurinë në interes. (Apo ke harruar brekët dhe kuletën e fryrë...tek dhoma ime e gjumit?). Padyshim ajo që të bën përshtypje është vërshimi thuajse përmbytës i fjalëve, duken sikur shkojnë me dëshirë te poezia e tij, shkojnë vetë, pa i kërkuar dhe kjo shpjegon edhe larminë e tyre edhe brenda një poezie të bindura se nuk i kërcënon përsëritja.
Nuk po zgjatem më tej por po fut vetëm disa prej vjershave të tij duke i uruar suksese në krijimtari.
Disa poezi nga Shefki Meka.
NË TRAMVAJ...
Shitësi çehreçalltisur, i ndritur
si të ketë gëlltitur një litër vernik
Një farë femre buzëpërzhitur skaj më skaj
mbllaçit kandilë deti,
të konservuara në vaj pjepri
S'i ve faj atij, s'i ve faj asaj...
Zyrtari përbri s'ka më fuqi,
ngaqë ka plotësuar normën ditore në internet:
tre masturbime...dhe një rryshfet
Më tej një sanitare e sëmurë ka mall për barrelën
e sajon aty për aty me brinjët e saj, për ibret!
S'i ve faj atij, s'i ve faj asaj...
Unë, fajtori i paparë,
në tramvaj
* * *
LIBRI...
I jam qepur asaj femre!
Ajo e di që s'jam i zgjuar,
se lexon monologun e syve të mi
I ngjall neveri protagonisti i ri,
gjysmëdjall-gjysmënjeri,
gjer në çiltërsi...
Në kapitullin e pabotuar
veshja-zhveshja e pemëve i josh erërat
Gjinkalla gjen gjëkafshë për të festuar
gjatë gjumit dimëror:
Vjegën e ëndërruar të pranverës së dashuruar
a – Në vargun e fundit në vend të fjalës “vjegë” ka qenë fjala “Preteks” që unë e zëvendësova me shqipen. Shpresoj që autori të mos e marrë si një ndërhyrje.
* * *
DYSHIM...
Po qeras ca shokë
Tani me siguri, me duan(!)
Në bisedë e sipër i pyes:
Cili prej jush, gruan e vet, s'e ka tradhëtuar,
ose s'ka vjedhur?
Njëri brof në këmbë i alarmuar
Ti je burrë, - ia pres - e meriton dopion e rumit!
(Apo ke harruar brekët dhe kuletën e fryrë...
tek dhoma ime e gjumit?)
* * *
DËBORE...
Dëbora si qefin mbulon makinat,
lind qyteti primitiv...
Burri i borës
vetezgjidhet pushtetas ekzekutiv
Lejon dashuritë e ndaluara
dhe dielli s'i shkrin më gjurmët
e shoqeve të çvirgjëruara...
I pe ç'bënë prapa shkurreve, mëllenjë,
ti mjellmë i pe...
Ç'sekret dimëror?!
E dimë ne...
Tani që e tashmja u bë dje,
flakni të fshehtat përmbi re
të bëhen ortek vetëm atje,
por nga maja e Everestit i lëshon
poeti që mendon me zë...
S'ka fre!...
Pastaj shurron emrin e tij mbi dëborë
E kënaq ai fenomen natyror!
* * *
HALLKAT...
Hallkat e halleve
shtërngojnë errësirën bregdetare
Nisem drejt perendimit,
por këmbët s'më bëjnë fare...
Prijnë,
hëna e zbehtë,
shpirti im çaplehtë,
dhe...vala e beftë!
Vetëmbytje?
Çne, bekim!
Trinitet pro-kundra-abstenim,
ose, thjeshtë, shaka me kripë
sefte, në agim
Qesh dielli për hatrin tim
Mandej, hallkat e halleve shkrin
* * *
PAPUÇJA
Një papuçe kish qyqari
E mbathte kur milte dhentë,
kur lidhte qentë
kur takonte vasha,
kur vadiste preshtë...
Madje la amanet...
Po e varrosin veç me papuçen e rrumbullakët,
në tokën e sheshtë
Kapaku i arkivolit ngrihet,
plaku zë e zgërdhihet
Me papuçe s'rrihet:
Shpirti qenka i leshtë!
* * *
AJO...
Qëkurse e braktisën...
matej të dilte për kismet
nën dete...
Gjithnjë, e paqetë
Qëkurse e la treni, i hipi breshkës...
Ç'e sëkëlldisi kur nderi rrobat?
Insektet që zhbiruan gjethet e pjeshkës,
mospasja, faturat, gjobat,
shoqëria berber-qeros;
parashutat rezervë që sabotoi një albatros...?
Ajo më bëri nervoz!
Nuk po zgjatem më tej por po fut vetëm disa prej vjershave të tij duke i uruar suksese në krijimtari.
Disa poezi nga Shefki Meka.
NË TRAMVAJ...
Shitësi çehreçalltisur, i ndritur
si të ketë gëlltitur një litër vernik
Një farë femre buzëpërzhitur skaj më skaj
mbllaçit kandilë deti,
të konservuara në vaj pjepri
S'i ve faj atij, s'i ve faj asaj...
Zyrtari përbri s'ka më fuqi,
ngaqë ka plotësuar normën ditore në internet:
tre masturbime...dhe një rryshfet
Më tej një sanitare e sëmurë ka mall për barrelën
e sajon aty për aty me brinjët e saj, për ibret!
S'i ve faj atij, s'i ve faj asaj...
Unë, fajtori i paparë,
në tramvaj
* * *
LIBRI...
I jam qepur asaj femre!
Ajo e di që s'jam i zgjuar,
se lexon monologun e syve të mi
I ngjall neveri protagonisti i ri,
gjysmëdjall-gjysmënjeri,
gjer në çiltërsi...
Në kapitullin e pabotuar
veshja-zhveshja e pemëve i josh erërat
Gjinkalla gjen gjëkafshë për të festuar
gjatë gjumit dimëror:
Vjegën e ëndërruar të pranverës së dashuruar
a – Në vargun e fundit në vend të fjalës “vjegë” ka qenë fjala “Preteks” që unë e zëvendësova me shqipen. Shpresoj që autori të mos e marrë si një ndërhyrje.
* * *
DYSHIM...
Po qeras ca shokë
Tani me siguri, me duan(!)
Në bisedë e sipër i pyes:
Cili prej jush, gruan e vet, s'e ka tradhëtuar,
ose s'ka vjedhur?
Njëri brof në këmbë i alarmuar
Ti je burrë, - ia pres - e meriton dopion e rumit!
(Apo ke harruar brekët dhe kuletën e fryrë...
tek dhoma ime e gjumit?)
* * *
DËBORE...
Dëbora si qefin mbulon makinat,
lind qyteti primitiv...
Burri i borës
vetezgjidhet pushtetas ekzekutiv
Lejon dashuritë e ndaluara
dhe dielli s'i shkrin më gjurmët
e shoqeve të çvirgjëruara...
I pe ç'bënë prapa shkurreve, mëllenjë,
ti mjellmë i pe...
Ç'sekret dimëror?!
E dimë ne...
Tani që e tashmja u bë dje,
flakni të fshehtat përmbi re
të bëhen ortek vetëm atje,
por nga maja e Everestit i lëshon
poeti që mendon me zë...
S'ka fre!...
Pastaj shurron emrin e tij mbi dëborë
E kënaq ai fenomen natyror!
* * *
HALLKAT...
Hallkat e halleve
shtërngojnë errësirën bregdetare
Nisem drejt perendimit,
por këmbët s'më bëjnë fare...
Prijnë,
hëna e zbehtë,
shpirti im çaplehtë,
dhe...vala e beftë!
Vetëmbytje?
Çne, bekim!
Trinitet pro-kundra-abstenim,
ose, thjeshtë, shaka me kripë
sefte, në agim
Qesh dielli për hatrin tim
Mandej, hallkat e halleve shkrin
* * *
PAPUÇJA
Një papuçe kish qyqari
E mbathte kur milte dhentë,
kur lidhte qentë
kur takonte vasha,
kur vadiste preshtë...
Madje la amanet...
Po e varrosin veç me papuçen e rrumbullakët,
në tokën e sheshtë
Kapaku i arkivolit ngrihet,
plaku zë e zgërdhihet
Me papuçe s'rrihet:
Shpirti qenka i leshtë!
* * *
AJO...
Qëkurse e braktisën...
matej të dilte për kismet
nën dete...
Gjithnjë, e paqetë
Qëkurse e la treni, i hipi breshkës...
Ç'e sëkëlldisi kur nderi rrobat?
Insektet që zhbiruan gjethet e pjeshkës,
mospasja, faturat, gjobat,
shoqëria berber-qeros;
parashutat rezervë që sabotoi një albatros...?
Ajo më bëri nervoz!
Nessun commento:
Posta un commento