- Përse shkove me atë? - pyet ajo duke shpërfillur praninë e femrës lakuriq që mundohet të mbulojë sisët duke tërhequr një skaj çarçafi, por ndërkaq zbulon kofshët. Është një përcjellje e tradhëtisë në të pakryerën e qëllimëshme. Shmang skena filmash kaq bajate, kur gruaja e gjen burrin në krevat me tjetrën dhe Ky, ndërsa vesh mbathjet në ngutje e sipër, më shpesh duke i futur të dyja në njërën anë të tyre, fillon e kërcen pupthi në mënyrë qesharake. Këmbët anësore nuk janë në gjendje të gjejnë asnjëlloj të çare dhe u duhet pak kohë për tu vetdijësuar e për tu kthyer në rëndomësinë e tyre, domethënë si gjymtyrë që i lipsen të ecurës. Kështuqë, ndërsa kërcejnë si kangurët nëpër dhomë, thonë: “Nuk është ashtu si mendon e dashur!”. Është fraza kaq e konsumuar e filmave.
- Nuk është e vërtetë! - mohon ai foshnjërisht. Ende nuk shquan të pakryerën e kohës së foljes që përdor gruaja.
- Përse shkove? - këmbëngul ajo.
- Ajo nuk më pëlqen aspak...Ah! Shkova (thekson) vetëm për ta ndihmuar.
- Për ta ndihmuar?!
- Po, për ta bërë të ndihet femër.
Hedhin vështrimin njëherësh të dy drejt tjetrës që ka mbuluar plotësisht kokën duke lënë të zbuluar gjysmën e poshtme të trupit.
Nessun commento:
Posta un commento