martedì 1 marzo 2016
Rruges per te Minotauri.
Labirint.
Ka nje batute te tille e cila mund te perdoret si nje kallep (ju kujtohen kallepet e kepuceve? Por jo vetem. Pergjithesisht kallepe gjejme kudo. Njeriu i krijon sepse ka frike mos humbase kujtesen, ose menyren e ndertimit te nje sendi qofte ky i perdorimit te perditshem, afat mesem apo afat gjate. I krijon edhe per lehtesi pune. Sepse eshte humbje kohe te ribesh nga e para. Kjo, ne njefare menyre ka nje fare farefisnie me perseritjen dhe perseritja perveçse eshte hapesire e mendjes se shkurter qe e ka te nevojeshme te belbezoje njelloj refereni nen surdine - zeulet - sepse eshte e paragjykuar qe ne lindje, paragjykim i llojit: ç'lind nga macja minj do te haje - pa e pyetur nese deshiron vertet te haje minj. Sepse, pershembull, maçokut po i vure 12 pjata perpara i lepin te dymbedhjeta dhe aty s'eshte e thene te kete te njejtin ushqim si ne nje mence ushtaresh, mund te kete gatime te llojeve restaurant i klasit te pare, - ku pilafi shqiptohet ne çdo tingull dhe me nje elegance prostitucionale duke u mbajtur menuja nga gishtrinj delikate me te njejten delikatese qe mbajne edhe organin seksual te cilit ne nje gjelltore mund t'i flasin me me ngrohtesi e afersi duke ia shkurtuar madje edhe emrin: Pilo.
Pra, perveç ketyre eshte edhe "mema e dijes". Perseritja. Sikunder shohim, edhe perseritja eshte njelloj kallepi. Te e fundit, s'eshte ndonje shpikje e madhe nga ana ime. Ne fakt s'eshte fare shpikje, zbulim po. Mbetet te sqarohet duke rremuar ne vetdije e pavetdije, per te peshkuar mendimin e pamenduar - ketu s'ka asgje as paradoksale, as edhe absurde - ka nje pafundesi mendimesh te tilla, po aq sa edhe qenie njerezore te palindura, te mbetura ne gjendjen e spermatozoideve si prove e ekzistences parake te njeriut, ku zhvillimi (ndryshe evolucioni) alla Darvianian me te cilin jam dakort, ka pranuar si mundesi shtimi vetmohimin. Njelloj vetmohimi qe s'ka te beje aspak me vargje te llojit: "Ne mes tuaj kam qendruar"... duke perftuar nje ngarkese emocionale te mjafte per te shkaktuar nje tsunami masturbimi. Jo. Kallepi eshte edhe i llojit, shkencerisht pohuar - Jungian. Arketip. Model - shqip: Gjedh. Moster - sinonim) Pra, ka nje batute te tille ku perfshin çdolloj fenomeni:
Nuk ekziston postmodernizmi - ekzistojne vetem postmodernistet:
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento