martedì 1 marzo 2016
Mbi marrdhëniet në disa kuptime ...
Nëse femra merr përsipër një "mision" të tillë, - ta bëje burrin një njeri më të mirë - duhet të jetë një shkallë më lart, për të mos thënë disa të tilla, mbi burrin. (krahasuar, përshembull, me dy male pranë njëri tjetrit, ku më i larti është gjithmonë dominues. Në kllapa pyes: Cili është ai burrë qe e pranon diçka të tillë? Pa u ngatërruar te koncepti burrë me "rr" të fortë, thjesht bashkshort që duhet të pranojë diçka të llojit: Kjo qenie pavarësisht lidhjeve, ka më shumë tru se unë!!! Disi e vështire? Joooo... E pamundur. Askush në botë nuk e pranon diçka të tillë, edhe sikur të krahasohesh me një të njohur si gjeni, për të vetmen arsye se gjeniu është i tillë, gjeni, vetëm në një drejtim, jo në gjithçka. Pra, hapësira që mbetet nuk është bosh, sepse aty janë te gjitha interesat e tjera të individit por më pak të spikatura, e megjithatë të mjafton ty për ta ndjerë veten të barabartë me të, ose, pse jo edhe më lart? Pra, duke ndjekur shembullin e dy maleve. Nëse je para të lartit, i vogli nuk duket. Nëse je ti i vogli, mbulohesh me hije nga i larti) Sërish, lidhur me hijen, kjo, e zhyt në errësirë perspektivën - mund ta kuptojmë edhe si të ardhme, pa qënë të detyruar ta ndjekim. Duke i lënë vetes gjithmonë mundësinë e tërheqjes, ose të ndryshimit të drejtimit që nuk është domosdoshmërisht edhe ndryshim i gjendjes, realizim i qëllimit ose pas realizimit të qëllimit, në gjuhë më popullore, duke u ndarë - prishur si familje, sepse është një mision i dështuar. - Pra, cila është ajo femër që martohet me një burrë, paksa të leshtë, duke qenë vetë më e mençur? Asnë! Rëndom, çdo lidhje martesore niset nga i njëjti shesh, mëtejësia ka të papriturat e saj, ku e quajtura jetë, sjell përpara mjaft ngjarje të cilave u bëhet ballë në mënyra të ndryshme pa krijuar të çara kaq të thella sa të çojë në një shkëputje të plotë si, përshembull, si një pjesë akulli në kalotat veriore, për të filluar lundrimin e vetmitar por tashmë me emër tjeter - Mal akulli, derisa të shkrijë, ndryshe të vdesë. Ideale është një nisje e barabartë, por e papranueshme është edhe një nisje nga shkallë të ndryshme, të llojit: Burri pak budalla, përndryshe do të gjejmë njehsimin te një korrinspondencë - perkatësi e tillë: Edhe gruaja paksa me barrë. Asnjë familje nuk krijohet mbi këtë premisë; që gruaja të përmirësojë burrin. Nuk kemi një mision fetar. Në kushte normale, ky duhet të jetë një permiresim i dyanshëm.
Nessun commento:
Posta un commento