domenica 10 luglio 2011

Veprim i ulët dhe i shëmtuar i Albforumit.

Më njoftuan se kishin fshirë çfarë kisha shkruajtur te Dhoma Letrare si dhe të gjithë artikujt dedikuar librit tim por njëherësh edhe mendime të lexuesve e antarëve të forumit. Më shumë se e çuditëshme mu duk e pabesueshme dhe i nxitur nga kërshëria hyra për të parë si qendronte e vërteta. Kanë fshirë çdo gjë dhe më e keqja asnjë përpjekje për riparim si dhe heshtje e plotë nga drejtuesit.
Përse?
S’ka një të tillë jashtë keqdashjes që i ka karakterizuar përherë drejtuesit e këtij forumi. Është një shembull i përkryer që vërteton mungesën e qytetërimit te këta njerëz. Përzierë me një dozë të mirrë ndyrësie që ka dominuar cilësitë e tyre në vite. Kah i kundërt i çdo qenieje njerëzore. Duke gjykuar në kohë hapat e tyre nuk është për tu habitur nëse shumica e njerëzimit bën përpara drejt kulturës dhe përmirësimit si qenie, drejt marrdhënieve, këta ecin mbrapsh si gaforrja e ndoshta më keq. Njerëz të sëmurë nga cmira, të drejtuar nga urrejtja, veprojnë në një mënyrë që nuk ka qëllim tjetër përveç të keqes. Symbyllja në raste analogë është pjesmarrje. Nuk mendoj se ka një gabim njerëzor të bërë padashur. Pyetja përse pikërisht ndodhi vetëm te Dhoma letrare? hedh dritë të plotë. Përse pikërisht fshirja fillon nga diskutimi midis Nelës dhe Suzit, e zbardh gjithçka.
Qëllimi për të dëmtuar figurën time është i dukshëm. Ata që e kanë bërë (për mua s’ka rëndësi emri – mbetet gjithaq një qenie e përbuzur) pra kush apo cilët e kanë bërë i gënjen mendja se mund të më kenë dënmtuar. Jo. I dëmtuari nuk jam unë. Është si të pështysh qiellin; të bie mbi surrat. Dëmtuan mijëra lexues të Albforumit që në shumicë hynin për të lexuar çfarë shkruaja. Është vetë AF që e privon veten nga shkrime me vlerë. (do të ishte mirë nëse këtë lloj “pastrimi” anti - intelektual ta bënin në gjithçka sa kam shkruajtur) Dëshmi, përsa them, është numri i madh i leximeve të bëra në atë temë edhe pse në kohë është reduktuar herëpashere duke zbritur pas çdo “ndryshimi” disa mijëra lexime. Megjithatë sërish ky numër shkonte në rritje.
Duke dalë nga bota virtuale dhe hyrë në botën reale, në harkun e këtyre dy muajve të fundit për romanin tim Memento Mori...kanë folur në TV dy prej autorëve e personaliteteve shqiptare të letërsisë e arteve, Nasho Jorgaqi dhe Zija Çela. Për fatin e keq të zagarëve që drejtojnë AF.
Mbetet një shembull i rrallë, në mos i vetmi në gjithë rrjetin ndërkombëtar (internet) i fshirjes së qëllimëshme për të dëmtuar një autor. Ky është një rekord absolut dhe autentik i Albforumit.








Nessun commento:

Posta un commento