Quid...turbullirë.
Biseda. (fjalë lavrake) Pasojë e një pasioni të grryer, porozitet sfungjeri që vjell pa e shtrydhur, i mjaftueshëm si hiri që kujton zjarrin, e ndërkohë, në rrethina përfoljesh ndonjë ...
Vrasje (Quod! - mosqoftë) e ndodhur diku, ze vend padashur. Në dëshirë.
Ndërkohë gazetat...I lexoni? Më habitni, nuk e kuptoni? Që. Janë hukatje e frymës së ngrohtë mbi pasqyrë. Përkohësi e shitur si përherësi. Namatisje. Më pas vizatojnë mbi sipërfaqen e lëmuar të pasqyrës kurmin e ndonjë shenjtori pasi kanë rrëmuar si Tarja në pyetësorë të pluhurosur dhe ty nuk të mbetet gjë tjetër veç sa herë që shikohesh në pasqyrë edhe kur i hedh vetes një shikim tërthorrazi të ngatërrosh me shenjtorin. Keshtu ti dhe modeli tënd bëheni një. (Berisha dhe Shkodranët) Rroftë Jamato! Avullveshëse. Vetvete e mashtruar. Mendon se mund të kuptosh domethënien e pasthënies pa lexuar përmbajtjen. Rri përpara pasqyrës ku vetja tënde shenjtor ose shenjtori vetja tënde dhe duke buzëqeshur lehtë thua: “Di çfarë mendon ... qerrata"... dhe buzëqesh. E ke parë këtë buzëqeshje te kandidati për kryetar bashkie që dikur nuk të linte të shikoje në drejtim të shtëpisë së tij; fytyra e Arkangjelit, e ëngjëllit më të bukur...e kryeëngjëllit që u rrëzua, e ke parë te avokati, te shitësi dhe ngjethesh, ndërsa kur e shikon te xhelati gëzohesh. E ke pritur kaq kohë. Sjell prehjen. Buzëqeshja është shprehje qetësie. Gazetat pikërisht. Na sigurojnë qetësinë e duhur (atë që afroi edhe Sali Protopapa në vijë të drejtë me Sali Berishën. Fatlidhje.) “Një hukatje tjetër të lutem! Faleminderit. Isha duke parë çfarë nuk shfaqet në pasqyrë, atë që ngërthen me kthetra përfytyrimin duke e lënë në paqartësi dhe po rrëshqisja dalngadalë drejt humnerës. Pastaj mu kujtua Madame De Sevinjè që më 27 janar 1687 shkruante se sikur në moshën njëzetvjeçare të shikonim fytyrën që do të kemi gjashtëdhjet vjeç...do të kemi frikë nga ajo fytyrë. Më shpëtove” ... Është rrëfimi. Lexoni gazetat – nekrologji e gazetarisë. Varreza të vetvetes. Më shpesh karikatura. Qindra o ndoshta mijëra artikuj në ditë tregojnë se si nuk duhet shkruajtur. Fjalë të shpërdoruara. Vrasin artikujshkruesit. (Armand Shllakun dhe të tjerë zvarranikë) Sepse artikujt e njohin mirë atë që i shkruan dhe në shumicë njohin shpirtin tregëtar të tyre, pohojnë se ata nuk shkruajnë atë që duhet, më shpesh, shesin mendime, ndaj edhe midis artikullshkruesit nuk nderet kurrë një hapësirë kënaqësie e mirkuptimi, e përbashkët përveç atij shtrëngimi që krijon një fjalë e përbërë: Artikull – shkrues. Kalemxhi. Murator. Baltues. Tingëllon si një zanat i ri. E shikoni dallimin?
Për qeveritarët dhe politikanët, vrasja është rëndomësi e ditës. E injoruar. Sa kohë që ndonjë prej tyre nuk fluturon me ...eksploziv në by ... thuhet me presh në... por tingëllon tepër groteske. Dua të them paradoksale. Komizëm, cinizëm, dramë dhe ironi. Sa më shumë vrasje e vetvrasje të rinjsh, aq më shumë...Jo. Askush nuk kërkon një përse ngaqë politikanët shqiptarë kanë bërë një marrëveshje të heshtur: Më mirë mbushim statistika në një anonimitet burokratik se sa të marrin përsipër autorësinë dhe meritat si shkrues tragjedish. Agorà. Ndërkohë. Askush nuk analizon ngaqë faqeve të gazetave nuk u intereson nëse duhet të plotësojnë procesin e metamorfozës.
Nessun commento:
Posta un commento